×
Secondary Adv

Karrigia skeletike qe mund te mbahet kudo me vete

Share on Google+

Lex quhet skeleti që vishet i cili shndërrohet në një karrige në çdo moment që ju ndjeheni të lodhur dhe dëshironi të pushoni.   

 

Imagjinoni nëse në çdo rast kur ju keni ndjerë lodhje në këmbët tuaja të mund të  uleshit për pak çaste dhe të pushonit lehtësisht. Krijuesit e Lex janë duke punuar për të zhvilluar një skelet të tillë i cili është patjetër skeleti robotik më inovativ, i cili vishet dhe qëndron i palosur teksa ecën, por në momentin që dikush dëshiron të ulet mjafton të përkulesh pak dhe skeleti hapet. Karrigia skeletike e cila është e palosshme ngjason mjaft me Chairless Chair, një skelet i ngjashëm i cili u prezantua në mars të këtij viti. 

 

Ndryshe nga ky model i prezantuar më parë, Lex është një skelet i cili mund të mbahet dhe përdoret gjatë gjithë ditës, dhe jo si Chairless Chair e cila përdorej nga punonjësit në fabrika për të pushuar pak çaste. Lex mund të përdoret kurdo dhe kudo, teksa pret autobuzin apo në punë, apo edhe në hapësira publike. Skeleti i bashkohet përdoruesit vetëm me një rrip në bel dhe dy si shirita të cilat përbëjnë këmbët e karriges. Lex është bërë nga alumini me cilësi të lartë dhe peshon pak më shumë se një kilogram ose rreth 2.2 lb. Kur përdoruesi është në lëvizje, ai  paloset dhe shndërrohet ngjashëm me një çantë shpine të rregullt, të hollë duke i dhënë në këtë mënyrë përdoruesit lirinë e plotë të lëvizjes.   

  

Karrigia skeletike gjithashtu është e pajisur me një modul të transferimit të ngarkesës për mbajtësin çantës së shpinës, që në fakt është karrigia në formë skeleti, i cili përfshin një panel fleksibël që shtrihet lart në bazën e çantës dhe transferon deri në 50 për qind të peshës nga supet në pjesën qëndrore të trupit. Në momentin që përdoruesi dëshiron të pushojë, të dyja këmbët e skeletit shpalosen, pra të dyja këmbët e skeletit hapen për tu shndërruar në një karrige vetëm duke shtypur levat të cilat ndodhen në secilën prej tyre, dhe bëjnë të mundur lirimin e këmbëve nga trupi i palosur skeletik. 

Megjithëse është një skelet me një strukturë në dukje mjaft të lehtë, Lex mund të mbajë deri në 120 kg dhe është projektuar për të shkuar më tej sesa thjesht të ofrojë një vend për të ulur kur ju ndjeheni të lodhur. Astride Bionix, firma e cila ndodhet pas Lex, thotë se shumë energji shkoi në përpjekje për ta bërë skeletin të ulë njerëzit në këndin e duhur. Ajo është projektuar për të mbështetur njerëzit në një kënd të trupit prej 120 gradë, i cili është synuar që të sigurojë një qëndrim të mirë dhe të rehatshëm për përdoruesin duke e mbajtur shtyllën kurrizore në pozicionin e saj të natyrshëm. 

 

Krijuesit përfytyrojnë përdoruesit që shkojnë në punën e tyre të përditshme me Lexin të lidhur me ta, të gatshëm për tu përdorur në çdo moment që përdoruesi ndjen lodhje dhe dëshiron të pushojë. Një gjë e tillë mund të bëhet e mundur kur udhëtoni, në hapësira të mbyllura të punës ose në pritje për një tren apo autobus. E disponueshme në katër ngjyra, Lexi aktualisht është subjekt i një fushate fillestare, ku mendohet se pajisja skeletike e cila kryen funksionin e një karrigeje do të kushtojë 256 dollarë dhe gjithashtu flitet se ajo mund të jetë gati për tu shitur në treg në dhjetor të këtij viti nëse gjithçka shkon ashtu siç është planifikuar. 


Më të lexuarat